Liga e Unike e Femrave, garë që po pritet me interesim të madh

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 13:50
Liga e Unike e Femrave, garë që po pritet me interesim të madh

Liga Unike edicionin e kaluar u zhvillua në formë të Final 8, për shkak te pandemisë me Covid 19. Por, edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant, ndërsa risi do të jetë Liga Unike në konkurrencën e femrave.

Në konkurrencën e femrave, nga Kosova do të marrin pjesë: Penza, Bashkimi dhe Prishtina, ndërsa nga Shqipëria: Flamurtari, Partizani dhe Tirana.

Në edicionin e kaluar në Kosovë, titullin e fitoi Penza, Kupën e fitoi Prishtina, kurse Superkupën, skuadra e Bashkimit, duke bërë të tre trofetë të shkojnë në skuadra të ndryshme.

Ndërkohë, në Shqipëri, në vitet e fundit ka pasur një rivalitet të madh për titull, ndërsa së fundi u organizua Kupa e Federatës së Shqipërisë, ku Flamurtari në finale mundi Partizanin me rezultat 83:65.

Në konkurrencën e femrave Liga Unike do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022.

Pas përfundimit të 10 xhirove të rregullta në konkurrencën e femrave, vendet 1-4 kualifikohen direkt për Final 4, respektivisht vendet 1-4 dhe 2-3 luftojnë për vendin e tyre në finale përmes ndeshjeve me sistem eliminimi.

(Kosova Sot Online )