“Këpuca e Artë”, Benzema, Lewa, Haaland… Vinicius!

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 15:08
“Këpuca e Artë”, Benzema, Lewa, Haaland… Vinicius!

Gara për “Këpucën e Artë” ka ndryshuar rrënjësisht për dallim me vitet e kaluara kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ishin të pakapshëm.

Edicionin e kaluar Robert Lewandowski i Bayern Munich fitoi atë çmim, kurse këtë edicion sërish lojtarë të tjerë janë të parët që po i prijnë listës.

Karim Benzema i Real Madridit momentalisht është golashënuesi më i mirë në Evropë.

Ai deri më tani numëron 8 gola, duke lënë prapa Leëan me 7 dhe Erling Haalandin po ashtu me shtatë. Prapa tyre renditet Immobile, derisa befasia këtë edicion është Vinicius Junior, me pesë gola.

Mosha e ka bërë të veten dhe kështu, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duhet t’i shohin të tjerët teksa triumfojnë dhe çdo ditë ngjiten lart e më lart në listë.

Ronaldo renditet i 31-ti, derisa Messi ende s’e ka gjetur golin e parë të sezonit në Ligue 1.

Golashënuesit më të mirë tani për tani:

(Kosova Sot Online)