Pedri ka filluar t’ia shohë sherrin ndeshjeve të shumta të luajtura sezonin e kaluar

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 21:57
 Pedri ka filluar t’ia shohë sherrin ndeshjeve të shumta të luajtura sezonin e kaluar

Pedri Gonzalez është pa dyshim senzacioni i këtij viti në Spanjë. Ronald Koeman i besoi atij dhe Pedri ia shpërbleu me performanca fantastike, duke u bërë një prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës.

Ai luajti 52 ndeshje me Blaugranat, shto këtu edhe ndeshjet me ekipin kombëtar të Spanjës.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique nuk hezitoi t’i besonte pasi “shpërtheu” me Barcelonës, duke e ftuar në Kampionatin Evropian dhe duke qenë startues i padiskutueshëm. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Luis de la Fuente e ftoi atë në Lojërat Olimpike duke zënë vendin e dytë dhe Pedri duke u bërë lojtari me minutazhën më të lartë në garë.

Por, lodhja vjen ngadalë dhe Pedri duket se po e paguan tani këtë. Barcelona provoi të përkujdesej për gjendjen e tij fizike duke i dhënë pushime më herët në fund të sezonit dhe gjithashtu në fillim, por ishte vet lojtari që u kthye më herët në stërvitje.

Ai luajti 90 minuta ndaj Bayernit dhe humbi ndeshjen ndaj Levantes për shkak të problemeve fizike që po e përcjellin.

Kjo i ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Benficas, që e nisi si startues dhe e përfundoi pas 67 minutave, duke u zëvendësuar.

Kështu, tani Pedri do t’i mungojë Barcelonës edhe për dy deri në tri javë për shkak të lëndimit.

(Kosova Sot Online)