Visar Bekaj: Duhet të punoj shumë që të jem titullar te Kosova

  • S.A /
  • 02 October 2021 - 11:37
Visar Bekaj: Duhet të punoj shumë që të jem titullar te Kosova

Pas trajnerit Shehi, për mikrofonin e SuperSportit, për ndeshjen me Laçin foli edhe portieri Visar Bekaj, i cili kujtoi se Tirana i dominuar kundërshtarët, por është ndëshkuar në ato pak raste që kanë krijuar ekipet rivale.

“Kemi bërë ndeshje të mira, kemi krijuar shumë raste kemi pësuar vetën nga një rast të kundërshtarit. Mendoj se do të bëjmë shumë më mirë në ndeshjet e ardhshme.”

Me Laçin, si finale: “Laçi është një ekip i qëndrueshëm, ka nivelin e vet. I qasemi çdo ndeshjeje sikur të jetë finale. Laçi është skuadër e mirë, por ne duam të fitojmë.”

Tirana veç për titull: “Jemi nisur për kampion, çdo pozitë tjetër do të thotë se nuk e kemi arritur objektivat.”

Roli në përfaqësuese: “Kam detyrë të punoj shumë dhe të arrij vendin e titullarit edhe në përfaqësuese.”

(Kosova Sot Online )