A do të shkarkohet Koeman nëse Barça humb nga Atletico? Flet Laporta

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 14:32
 A do të shkarkohet Koeman nëse Barça humb nga Atletico? Flet Laporta

Joan Laporta, numri një i Barcelonës, ka konfirmuar se e ardhmja e Ronald Koeman nuk varet nga rezultati i ndeshjes së sotme me Atletico Madridin.

Është folur shumë kohëve të fundit për një shkarkim të mundshëm të Koeman, por Laporta vazhdon të hedhë poshtë diçka të tillë.

“Cili do që të jetë rezultati, Koeman do të vazhdojë të jetë trajner”, tha Laporta.

Atletico dhe Barça përballen sonte në Wanda Metropolitano nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)