Sot nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 16:58
Sot nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll

Sot do të fillojë sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës në volejboll në të dyja konkurrencat

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë të Superligës në të dy konkurencat.

Adhuruesit e volejbollit do të kenë mundësi të ndjekin ndeshje mjaft interesante.

Ndeshja hapëse në konkurrencën e femrave do të jetë ajo mes Ferizajt dhe Skënderajt që luhet nesër nga ora 13:00.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Pejës dhe Prishtina Volley që luhet sonte nga ora 19:00.


(Kosova Sot Online)