S’ka këndellje për Barcelonën, mposhtet pastër nga Atletico Madridi

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 23:00
S’ka këndellje për Barcelonën, mposhtet pastër nga Atletico Madridi

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat të pastër ndaj Barcelonës me rezultat 2:0 në ndeshjen derbi të javës së tetë në La Liga

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes. Pas një aksioni model, Thomas Lemar realizoi gol, duke u asistuar nga Luis Suarez.

Pasi asistoi në golin e parë, Luis Suarez realizoi të dytin.

Ai në minutën e 44-të shënoi duke u asistuar nga Lemar që ia ktheu nderin.

Rastin më të mirë për Barcelonën e pati Coutinho, por goditjen e tij e priti pa problem Jan Oblak.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Barcelona bie në vendin e nëntë me 12 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)