Një super ndeshje sonte në Superligën e Kosovës në basketboll

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 10:46
 Një super ndeshje sonte në Superligën e Kosovës në basketboll

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i fundit, por më interesanti shihet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Therandasit edhe pse kanë bërë shumë përforcime, edicionin e ri në elitë e kanë nisur me tri humbje në tri ndeshje, ndërsa prishtinasit janë një skuadër në ndërtim e sipër dhe kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për basketbollistët e rinj prishtinas. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe një humbje.

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, lejohen 10 % e shikuesve në palestrat, ku zhvillohen ndeshjet e basketbollit, duke pasur certifikatën e vaksinimit, ose një nga tre dëshmitë alternative, testin PCR, serologjik ose testin rapid.

E diel

17:15 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

(Kosova Sot Online)