Rrahmani rikthehet titullar për Napolin, e ul mbrojtësin grek në stol

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 17:32
Rrahmani rikthehet titullar për Napolin, e ul mbrojtësin grek në stol

Amir Rrahmani është rikthyer titullar në skuadrën e Napolit, pasi ishte lënë në stol në ndeshjen e fundit kundër Spartak Moscow në Ligën e Evropës, për takimin e sotëm kundër Fiorentinës në Serie A.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani do të luajë titullar për ndeshjen e katërt radhazi për Napolin në ligë, që është një tregues së Luciano Spalletti e parapëlqen prishtinasin para grekut Kostas Manolas.

Napoli e viziton Firencën për t’u përballur me Fiorentinën në orën 18:00 dhe Rrahmani do të përpiqet t’i ndihmojë skuadrës së vet ta arrijë fitoren e shtatë radhazi dhe ta ruajë kreun e Serie A.

Skuadra e Spallettit i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para në ligë këtë sezon dhe mban kreun me 18 pikë, një më shumë se kampioni Inter, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)