Rrahmani e kalon Napolin në epërsi me golin e dytë të sezonit në Serie A

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 19:28
Rrahmani e kalon Napolin në epërsi me golin e dytë të sezonit në Serie A

Amir Rrahmani e ka kaluar Napolin në epërsi 2:1 kundër Fiorentinës, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Firencë.

Mbrojtësi kosovar shënoi për 2:1 për Napolin në minutën e 50-të

Ai e mposhti portierin e Fiores me një goditje me kokë gjatë një ndërprerjeje.

Ky ishte goli i dytë i kapitenit të Kosovës për Napolin në katër paraqitje deri tani këtë sezon në Serie A.

(Kosova Sot Online)