Guardiola i mllefosur pse Milneri s’u përjashtua në barazimin e Man City me Liverpoolin

  • S.A /
  • 04 October 2021 - 08:54
Guardiola i mllefosur pse Milneri s’u përjashtua në barazimin e Man City me Liverpoolin

Pep Guardiola ka këmbëngulur se James Milner është dashur të përjashtohej nga loja gjatë barazimit të Liverpoolit 2:2 me Manchester City të dielën, duke i goditur njëkohësisht rivalët Manchester United dhe Liverpool si ky ekip të përdhelur nga gjyqtarët.

Trajneri i City Guardiola u shpreh i mllefosur me vendimin e gjyqtarit për të mos e ndëshkuar Milnerin me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Bernardo Silvës në Anfield.

Gjyqtari Paul Tierney dha faull në të mirë të Man Cityt por hezitoi ta nxjerrë nga xhepi kartonin e dytë të verdhë për mesfushorin anglez dhe VAR-i nuk ndërhyri për ta përmirësuar vendimin e tij, i cili s’u cilësua si gabim i pastër dhe i qartë.

Guardiola tha pas ndeshjes se Milneri është dashur të përjashtohej dhe pretendoi se në një situatë të ngjashme lojtari i ekipit të tij do të ishte përjashtuar me të kuq.

“Ishte karton i dytë i verdhë. Ishte e qartë”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Është Anfield, është Old Trafford. Në rastin tonë lojtari i Cityt do të ishte përjashtuar. Është shumë e qartë. Ishte karton i dytë i verdhë”, këmbënguli trajneri spanjoll.

(Ksova Sot Online )