Neymari është fëmijë i llastuar, thotë ish-ylli i PSG-së

  • S.A /
  • 04 October 2021 - 10:18
Neymari është fëmijë i llastuar, thotë ish-ylli i PSG-së

sh-mesfushori i Paris Saint-Germain, Edouard Cisse, e ka kritikuar yllin brazilian Neymar, duke e quajtur fëmijë të llastuar në skuadrën e PSG-së.

Cisse, i cili ishte pjesë e PSG-së për një dekadë nga viti 1997 deri më 2007, ka treguar arsyet pse Neymari luante më mirë në Barcelonë se në PSG, “Në Barcelonë ishte një strukturë. Neymari e kishte një stil më të qartë të lojës, edhe pse driblonte më shumë. Puna e tij ishte t’i thyente mbrojtjet, ta bënte dallimin dhe ta pasonte topin të Gjenerali Messi”, tha Cisse.

Sipas Cisse, Neymari u ballafaqua me një situatë krejtësisht ndryshe në Paris.

“Në Paris, ata ia dhanë çelësat në dorë atij dhe e lejojnë të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. Në një çast, ai humbi.”

“Ai është lojtar i madh, askush nuk mund ta kundërshtojë këtë, por ai është bërë fëmijë i llastuar dhe shef i të gjithëve përreth”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )