Fury e quan Wilderin bombë atomike në prag të meçit kundër tij në fundjavë

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 14:49
Fury e quan Wilderin bombë atomike në prag të meçit kundër tij në fundjavë

Deontay Wilderi është një bombë atomike dhe boksieri më i rrezikshëm në kategorinë e rëndë tani, thotë Tyson Fury, i cili po përgatitur për luftën e trilogjisë me amerikanin.

Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e mposhtur Wilderin në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim.

Ata do të përballen për herë të tretë të shtunën në Las Vegas.

Duke folur para trilogjisë, Fury tha se shumë njerëz nuk po i japin mundësi fitimi Wilderit, gjë me të cilën nuk pajtohet britaniku.

“Shumë njerëz e shohin Wilderin pa gjasa në këtë luftë. Ata e shohin atë si një vagabond. Sikur ai nuk mund të luftojë dhe është i padobishëm. Nuk mund të mos i jepesh gjasa atij”, tha Fury.

Humbja ndaj Furyt është disfata e vetme e Wilderit në karrierën e tij si profesionist dhe britaniku, i cili do të futet në këtë luftë si favorit i pastër, synon ta vazhdojë rekordin e vet në 32 luftëra pa humbje.

“Mos u gaboni, Deontay Wilder është boksieri më i rrezikshëm në kategorinë e rëndë. Edhe nëse i bashkon të gjithë boksierët nuk mund ta krijosh një rrezik si Wilderi. Ja pra me çfarë kam punë unë. Po luaj me një bombë atomike”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)