Donnarumma: PSG ishte si propozim i çmendur martesor

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 17:08
Donnarumma: PSG ishte si propozim i çmendur martesor

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Italisë me Spanjën.

Italiani foli për disa tema, e ndër to edhe rikthimi në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Të luash sërish në Milano: “Jam i emocionuar dhe Milan është pjesë e rëndësishme e jetës sime”.

Të bërtiturat raciste ndaj Koulibaly: “Lojtarët janë më të, jemi kundër çdo diskriminimi. Është turp. Ne ndjekim rregullat për të luftuar racizmin”.

PSG: “Nuk ka probleme. Jam në Paris, është normale që kam probleme në fillim. Jam aty për të luajtur. Nuk do kem probleme që të përballen edhe në Kombëtare”.

Maldini: “S’ka probleme, isha në gjendje t’i thosha lamtumirë dhe ta lavdëroi për lojën e bukur të Milanit. Jam i lumtur si gjërat po shkojnë dhe gjithmonë do jem tifoz i Milanit. Flas miqësisht me trajnerin, Pioli”.

Përmirësimi: “Në këta dy muaj jam përmirësuar. Pas Euro jam rritur si person. Më mungojnë ditët e Kampionatit Evropian. Tani duhet të fokusohemi në garat tjera. Ka shumë pritje nga ne. Ne do luftojmë për Kupën e Botës”.

Spanja: “E presim Spanjën që pamë para tre muajve, ndeshje të njëjtë. Nuk do jetë e lehtë sepse ishte vështirë në Londër. Duhet të japim 110 për qind nga vetja”.

Stërvitja me Messi, Neymar dhe Mbappe: “Ata të bëjnë të përmirësohesh shumë. Të stërvitesh me këta kampion të bën të rritesh si person dhe në nivelin e futbollit”.

PSG-Itali: “Janë dy skuadra të ndryshme, luajnë ndryshe. Me Italinë kemi identitetin specifik dhe jemi shumë të lumtur si shkojnë gjërat. Kur arrijmë jemi gati për trajnerin, ndihemi mirë dhe ndonjëherë mezi presim që të bashkohemi. Kjo është e rëndësishme. Janë dy situata të ndryshme”.

San Siro: “Më vjen keq sepse dhashë gjithçka për Milanin deri në fund, më vjen shumë keq. Kjo është ndeshje e rëndësishme dhe shpresoj që gjërat të lihen anash”.

Dhoma e zhveshjes së PSG-së: “Kemi shumë kampion. Projekti është si propozim i çmendur martesor”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)