Zyrtare: Ranieri merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 19:05
Zyrtare: Ranieri merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga

Trajneri italian, Claudio Ranieri është rikthyer në Premierligë. Ai ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Watfordit.

Kjo është bërë zyrtare nga vet klubi anglez në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Kështu, Ranieri bën rikthimin e tij në Premierligë, pas dy viteve, ku ishte trajner i Fulhamit për një vit.

Së fundmi, Ranieri ishte trajner i Sampdorias, ku qëndroi për dy vite.

Në Premierligë ai arriti sukses të jashtëzakonshëm me Leicesterin, kur e fitoi Premierligën.

(Kosova Sot Online)