Mbappe: Për Francën gjithmonë kam luajtur falas, por më trajtuan keq

  • S.A /
  • 05 October 2021 - 09:32
Mbappe: Për Francën gjithmonë kam luajtur falas, por më trajtuan keq

Kylian Mbappe ka thënë se ekipi kombëtar i Francës e kishte bërë të ndihej ngatërrestar pas Kampionatit Evropian 2020 dhe e pranoi se do të kishte dashur më shumë përkrahje nga bashkëlojtarët e vet pas penalltisë së humbur që e vulosi eliminimin nga turneu.

Zvicra e dërgoi Francën në shtëpi duke e mundur në penallti në rrethin e 16 më të mirëve.

Eliminimi i hershëm i të kaltërve ishte tronditës, posaçërisht duke e ditur se ata e kishin fituar Kupën e Botës më 2018.

Në një intervistë për L’Equipe, Mbappe tha: “Kurrë nuk e kam marrë asnjë euro për të luajtur për Kombëtaren e Francës dhe gjithmonë do të luaj falas për të. Mbi të gjitha, kurrë nuk kam dashur të jem problem”.

Mbappe u kritikua shumë për egoizëm dhe për humbjen e penalltisë vendimtare që e çoi Francën në shtëpi nga Euro 2020.

“Por nga çasti kur ndjeva se kisha filluar të bëhesha problem dhe se njerëzit ndienin se unë isha problemi, mora shumë mesazhe se egoja ishte na bëri të humbnim, se unë kërkoja shumë hapësirë dhe se, pa mua, ne mund të fitonim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )