Pamje të ndjeshme: Futbollisti brazilian u arrestua pasi e la gjyqtarin pa ndjenja në sulmin tronditës

  • S.A /
  • 05 October 2021 - 12:05
Pamje të ndjeshme: Futbollisti brazilian u arrestua pasi e la gjyqtarin pa ndjenja në sulmin tronditës

Një futbollist brazilian është arrestuar për shkaktimin e një sulmi tronditës ndaj një gjyqtari.

Të hënën, ndeshja si mysafir e Sao Paulo RS kundër Gurani u suspendua kur lojtari i tyre William Ribeiro goditi gjyqtarin në kokë ndërsa ai ishte shtrirë në terren.

Gurani po fitonte 1-0 dhe arbitri Rodrigo Crivellaro ndaloi një faull kundër Ribeiros në startin e  pjesës së dytë. Ribero u zemërua me vendimin dhe nisi sulmin e dhunshëm, i cili e la Crivellaro pa ndjenja, me këtë të fundit që u dërgua në spital.

Në pamjet e tmerrshme, lojtarët e Guranit e mbajtën Ribeiron dhe shpejt policia mbërriti në fushë.

Një ambulancë gjithashtu doli për të trajtuar gjyqtarin në mes, i cili më pas u transferua në një spital lokal, aty pranë në Venancio Aires. Raportimet lokale thonë se ai erdhi atëherë, por prapë duhej të trajtohej nga mjekët.

Sa i përket sulmuesit, ai u ndalua menjëherë dhe u dërgua në stacionin policor lokal dhe po përballet me akuza të rënda penale.

Delvid Goulart Pereira, presidenti i Sao Paulo RS, konfirmoi se kontrata e Ribeiros është shkëputur menjëherë.

“Për të ardhur keq, për të ardhur keq dhe mbi të gjitha revoltuese,” tha ai në një deklaratë të fortë. 

(Kosova Sot Online )