UEFA jua beson gjykimin kosovarëve, delegon sërish Genc Nuzën dhe Besnik Morinën në dy ndeshje kualifikuese për Evropianin U19

  • S.A /
  • 05 October 2021 - 13:08
UEFA jua beson gjykimin kosovarëve,  delegon sërish Genc Nuzën dhe Besnik Morinën në dy ndeshje kualifikuese për Evropianin U19

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian për grupmoshat deri 19 vjeç, Çeki – Kazakistan dhe Danimarkë – Kazakistan do të drejtohet nga një gjyqtar kosovar.

Fjala është për Genc Nuzën që do të jetë gjyqtar kryesor në këto dy ndeshje ndeshje.

Ndihmës i tij në të dyja takimet do të jetë gjyqtari tjetër kosovar, Besnik Morina.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kazakistanit zhvillohet më 6 tetor, kurse ndeshja tjetër mes Danimarkës dhe Kazakistanit luhet më 9 tetor. 

(Kosova Sot Online )