Meçi i boksit përfundon me fatalitet, luftëtari i MMA vdes pas nokautit brutal

  • S.A /
  • 05 October 2021 - 14:21
Meçi i boksit përfundon me fatalitet, luftëtari i MMA vdes pas nokautit brutal

Justin Thornton, karriera në MMA e të cilit përfshiu 24 luftëra profesionale, ka vdekur pas lëndimeve të pësuara në një humbje me nokaut në BKFC 20 në muajin gusht të këtij viti.

Presidenti i BKFC, Dave Feldman konfirmoi vdekjen e Thornton për MMA Junkie të hënën pas një raporti fillestar nga My MMA News.

“Këtë mëngjes ne morëm lajmin e trishtë për vdekjen e një prej luftëtarëve tanë, Justin Thornton, i cili konkurroi në BKFC-20 më 20 gusht 2021. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të komunitetit të sporteve luftarake në dërgimin e ngushëllimeve tona më të thella familjes dhe të dashurve të tij”, tha Feldman.

Thornton luftoi me Dillon Cleckler në një ndeshje të peshave të rënda në BKFC 20 në Biloxi, Miss.

Cleckler e goditi atë me dorën e djathtë dhe Thornton ra në dysheme me fytyrë vetëm 18 sekonda pasi kishte nisur meçi. 

Thornton u nxor jashtë ringut me një barelë dhe thuhet se ishte shtruar në spital që nga meçi. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë i ditur.

(Kosova Sot Online )