Të gjithë të shqetësuar për Wijnaldumin

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 21:40
Të gjithë të shqetësuar për Wijnaldumin

U transferua te Paris Saint Germain si një ‘galaktik’, por Wijnaldum ka dështuar në muajt e parë në ‘Parc des Princes’.

Ish mesfushori i Liverpoolit e filloi sezonin si titullar, por nuk performoi siç pritej dhe tashmë ka liruar vendin në formacion.

Situata është parë me shqetësim të jashtëzakonshëm nga vendi i tij.

“Sigurisht që jam i shqetësuar. Unë  kam folur me të sapo na u bashkua. Alarmi nuk është dhënë akoma. Unë ruaj besimin tek këto lojtarë”,  tha Van Gaal.

Holandezi u transferua për të sjellë atë ekuilibër te PSG që Pochettinos i mungon aq shumë, por gjithçka është zbehur dhe në vendin e tij kjo është një çështje kombëtare.

Tani për tani, ai nuk konsiderohet titullar te PSG-ja. 

(Kosova Sot Online)