Barcelona synon ta largojë Umtitin me çdo kusht

  • S.A /
  • 06 October 2021 - 10:29
Barcelona synon ta largojë Umtitin me çdo kusht

Barcelona do të përpiqet ta shesë mbrojtësin francez Samuel Umtiti me çdo kusht në afatin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi i Francës Umtiti ka kohë që nuk është në planet e klubit e as të trajnerit Ronald Koeman..

Ka kohë që Barça mundohet të nxjerrë para nga shitja e Umtitit, kryesisht për shkak të pagës së tij të lartë dhe telasheve të vazhdueshme me lëndime.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta larguar në verë, Umtiti nuk e pranoi largimin as kur iu mundësua të ikte falas. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë në gjendje ta gjejë ndonjë klub të ri për 27-vjeçarin në afatin kalimtar dimëror.

(Kosova Sot Online )