Chiellini: Si italian ndihen i turpëruar nga thirrjet raciste të tifozëve të Fiorentinës ndaj lojtarëve të Napolit

  • S.A /
  • 06 October 2021 - 11:09
Chiellini: Si italian ndihen i turpëruar nga thirrjet raciste të tifozëve të Fiorentinës ndaj lojtarëve të Napolit

Qendërmbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se ndihet i turpëruar nga koret raciste të tifozëve të Fiorentinës ndaj lojtarëve të Napolit.

Dyshja e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Victor Osimhen treguan në hollësi në rrjetet sociale për abuzimin racor që iu bë atyre gjatë fitores 2:1 kundër Fiorentinës në Firencë të dielën.

Në këtë ndeshje, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani e shënoi golin e fitores së Napolit.

Andre-Frank Zambo Anguissa, i huazuar në Napoli nga Fulham, thuhet të keqe qenë cak i tifozëve vendas, po ashtu.

“Ne kemi nevojë për ligje dhe rregulla të zbatueshme”, tha Chiellini.

“U ndjeva i turpëruar, si italian dhe si toskan, po ashtu sepse Italia nuk është vend racist për mua”, shtoi 37-vjeçari.

“Nganjëherë është e nevojshme që të bëhet më shumë, përndryshe i japim imazh të keq vetes sonë”.

Mbrojtësi senegalez Koulibaly tha pas ndeshjes se tifozët racistë duhet të përjashtohen nga stadiumet përherë, ndërsa sulmuesi nigerian Osimhen tha se përkrahësit duhet ta kuptojnë se sa e gërditshme është ta urresh një njeri për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

Federata e Futbollit e Italisë e ka hapur një rast ndaj këtij incidenti. 

(Kosova Sot Online  )