Leao mund ta vazhdojë kontratën me Milanin

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 14:06
Leao mund ta vazhdojë kontratën me Milanin

Milani është i interesuar ta mbajë gjatë në ekip sulmuesin portugez në super-formë, i cili po përmirësohet dita-ditës

Rafael Leao mund të nënshkruajë kontratë të re me Milanin.

Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.

Kontrata aktuale e 22 vjeçarit do të skadojë në vitin 2024.

Mirëpo, “Rossoneri” janë të vendosur ta mbajnë lojtarin për një kohë të gjatë.

Leao është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme këtë sezon.

Ai i ka nisur nga fillimi shtatë ndeshjet e Milanit në Serie A.

Ndërkohë, i ka realizuar 3 gola dhe e ka bërë një asistim.

Sulmuesi portugez po përmirësohet dita-ditës dhe në të ardhmen pritet të bëhet një lojtar i madh. 

(Kosova Sot Online)