Mbappe ia bën “shah-mat” Real Madridit: “Po flasim më PSG-në, gjithçka po shkon mirë!”

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 18:16
Mbappe ia bën “shah-mat” Real Madridit: “Po flasim më PSG-në, gjithçka po shkon mirë!”

Kylian Mbappe mund të mbetet në Paris Saint Germain edhe pas verës së vitit 2022.

AYZA LAMARI, nëna e Mbappes, ka zbuluar të mërkurën se është takuar të hënën me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon.

Ajo ka shokuar Real Madridin, duke konfirmuar se me Parisin janë në bisedime për rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor të vitit 2022 dhe Reali synonte ta merrte falas meqenëse Parisi refuzoi deri në 200 milionë euro në gushtin që lamë pas.

“Kam folur me Leonardon të hënën. Po diskutojmë për zgjatjen e kontratës për një vit dhe gjërat po shkojnë mirë”, tha ajo, duke shtuar: “Situata e Mbappes mund të ndryshojë brenda natës”.

Kjo alarmon Realin dhe Florentino Perezin, që ditë më parë ishte optimist në sjelljen e Mbappes në Madrid, sipas të cilit, goditja mund të bëhej në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online)