Pogba mund ta vazhdojë kontratën me Man Utd

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 12:37
Pogba mund ta vazhdojë kontratën me Man Utd

Ylli francez duket se ka vendosur ta vazhdojë eksperiencën në “Old Trafford”, duke i injoruar klubet e interesuar si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Juventus

Paul Pogba me gjasë do të qëndrojë në Manchester United.

Viteve të fundit është spekuluar vazhdimisht për një largim të mundshëm të yllit francez nga “Old Trafford”.

Flitej se mesfushori kualitativ do t’i bashkohej Real Madridit apo edhe të rikthehej në Juventus.

E në afatin e fundit kalimtar thuhej se kampioni botëror me Francën mund t’i bashkohej Paris Saint-Germainit.

Mirëpo, mediumi francez “L’Equipe” raporton se 28 vjeçari tash e tutje do t’i injorojë këto destinacione.

Ai në fakt e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe të luajë në “Teatrin e Ëndrrave” edhe për disa sezone.

Me këtë rast, atij do t’i rritej rroga dhe do të bëhej njëri prej lojtarëve më të paguar në histori të Premierligës.

(Kosova Sot Online )