Dybala e vazhdon kontratën këtë muaj, po bëhet gati për ndeshjet e mëdha

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 14:59
Dybala e vazhdon kontratën këtë muaj, po bëhet gati për ndeshjet e mëdha

Paulo Dybala do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas duket se ka arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa të zezën mbi të bardhë do ta vendosë deri në fund të këtij muaji.

Ish-futbollisti i Palermos do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025, njofton mediumi italian “Corriere dello Sport”.

Ndërkohë, ai po ushtron rregullisht dhe objektiv i tij është që të jetë i gatshëm për ndeshjet e Juves kundër Romës, Zenitit e Interit, që do të luhen në harkun e shtatë diëve.

Për Dybalan, viteve të fundit spekulohej se mund të largohej nga Torino.

Por, ai përfundimisht do t’i qëndrojë besnik ekipit Bardhezi.

(Kosova Sot Online)