Belgjikë – Francë, në kërkim të finales së Ligës së Kombeve

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 15:01
Belgjikë – Francë, në kërkim të finales së Ligës së Kombeve

Sfida në mes të fqinjve, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të luhet sonte në Itali dhe do të fillojë në orën 20:45

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kombeve.

Belgjika dhe Franca do t’i matin forcat në një përballje që pritet të jetë mjaft interesante.

Belgët dhe francezët dështuan në Evropianin e fundit dhe tash do të kenë mundësinë ta mbyllin vitin me një trofe të çmueshëm.

Ndeshja në mes të fqinjve do të zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos në Itali duke filluar nga ora 20:45.

E fituesi i këtij dueli, të dielën do të përballet me Spanjën në finalen e madhe.

Kurse, humbësi do të luajë me Italinë për vend të tretë

(Kosova Sot Online)