Befason nëna e Mbappes: Po diskutojmë për vazhdimin e kontratës me PSG-në

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 15:55
Befason nëna e Mbappes: Po diskutojmë për vazhdimin e kontratës me PSG-në

Kylian Mbappe e ëndërronte transferimin në Real Madrid gjatë verës që shkoi, por në fund sulmuesi francez mbeti në Paris Saint-Germain.

Kampioni i botës me Francën e shprehu hapur dëshirën për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, por parisienët i injoruan ofertat e madrilenëve dhe në fund lojtari përfundoi në “Parkun e Princave”.

Ish-futbollisti i Monacos është duke kaluar nëpër vitin e fundit të kontratës dhe spekulohej se ai mund të bënte para-kontratë me “Los Blancos” qysh në janar.

(Kosova Sot Online)