Eden Hazard prej xhami, lëndohet sërish, as trajneri nuk e di se çfarë ka tani!

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 08:55
Eden Hazard prej xhami, lëndohet sërish, as trajneri nuk e di se çfarë ka tani!

Eden Hazard është dëmtuar sërish. Ai luajti 75 minuta në gjysmëfinale të Nations League kundër Francës kur më pas u detyrua të lëshojë fushën e lojës.

As trajneri i Belgjikës, Riberto Martinez, nuk e di se çfarë ka sulmuesi i Real Madridit, për të cilin s’ka ditë të mira që kur u transferua në Santiago Bernabeu.Hazard s’ka qenë i njëjtë saktësisht që kur shoku, Munier e dëmtoi në një ndeshje të Champions League mes Realit dhe PSG.

Pas humbjes 3-2 nga Franca, Martinez konfirmoi nê konferencë për media se lojtari ndjen se diçka nuk është në rregull me të.Por, për më shumë, gjatë ditës së sotme ai do t’i kryejë disa teste mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit dhe nga çka vuan konkretisht Hazard. 

(Kosova Sot Online )