Interi e shpërblen Lautaron me rritje page, do të ‘zhduket’ klauzola 111 milionë euro

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 08:59
Interi e shpërblen Lautaron me rritje page, do të ‘zhduket’ klauzola 111 milionë euro

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez është afër mbylljes së rinovimit të kontratës.

Paga e tij e re do të jetë 6.5 milion dollarë neto në sezon, një rritje prej 2.5 milion dollarësh nga paga e tij aktuale.

Sipas Gazzetta, një risi tjetër është se kontrata e futbollistit nuk do të përfshijë asnjë klauzolë lirimi. 

Në kontratën aktuale ai ka një tillë prej 111 milion eurosh. Ky opsion zhduket.

Lautaro është dhe do të mbetet një nga sulmuesit kryesorë të Interit.

(Kosova Sot Online )