Laporta: “Barcelona shpresonte që Messi do të luante falas”

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 10:53
Laporta: “Barcelona shpresonte që Messi do të luante falas”

Joan Laporta, numri një i Barcelonës, është rikthyer të flasë sërish për largimin e dhimbshëm gjatë verës, largimin e Lionel Messit.

Atij i skadoi kontrata dhe vështirësitë ekonomike, nuk ia mundësuan klubit që t’i ofrojë kontratë të re 34-vjeçarit.

Duke diskutuar për largimin e Messit në RAC1 , Laporta tha: “Me Messin nuk jam i zemëruar sepse e vlerësoj. E di që ai kishte dëshirë të madhe që të qëndrojë, por edhe shumë presion për shkak të ofertës që kishte”.

“Gjithçka tregon se ai tashmë kishte ofertën nga PSG-ja. Të gjithë e dinin që ai kishte një ofertë shumë të fuqishme. Ne e dinim nga (familja) Messi se ata kishin një ofertë shumë të mirë”.

“Në asnjë moment nuk mendoj të kthehem prapa. Mendoj se po bëj më të mirën për Barçën. Askush nuk mund ta rrezikojë institucionin. Barcelona është edhe mbi Lionel Messin”.

Laporta gjithashtu tha se për një moment, ai dhe klubi përgjithësi shpresonin që Messi do të bëjë hapin e madh, ta papritur ndoshta, dhe të thotë se do të luajë falas për klubin e zemrës, por në fund e kupton që diçka e tillë është e parealizueshme, dhe një lojtar si Messi s’mund të veprojë ashtu.

“Unë me të vërtetë shpresoja se në minutën e fundit Messi do të thoshte se do të luante falas. Do të më pëlqente kjo dhe ai do të më bindte. E di që liga do të kishte pranuar. Por ne nuk mund ta kërkonim atë nga një lojtar i nivelit të tij”, shtoi mes tjerash Laporta. 

(Kosova Sot Online  )