“Theo është lojtar shumë interesant, ka kohë që po mendoja për të”

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 12:14
“Theo është lojtar shumë interesant, ka kohë që po mendoja për të”

Theo Hernandez e ka gjetur golin e parë me “Gjelat” dhe tashmë ka fituar teren në skuadrën e Francës. Ai është lavdëruar në të gjithë për paraqitjen kundër Belgjikës, në veçanti nga trajneri.

Kombëtarja e Francës ka arritur në finale të Ligës së Kombeve pas fitores spektakolare ndaj Belgjikës.

Gjelat ishin duke humbur 0-2 pas pjesës së parë, por me një rikthim fantastik në pjesën e dytë arritën të fitonin në fund 3-2 me golat e Benzema, Mbappe dhe Theo.

Heroi i Francës pa dyshim ishte Theo Hernandez i Milanit, i cili arriti të shënojë një gol të bukur në fund të ndeshjes, golin e fitores.

Didier Deschamps nuk ka fshehur gëzimin për fitoren pas ndeshjes, derisa foli me lëvdata për Theon.

“Theo Hernandez është një lojtar i ri, që e kam futur në grup dhe bëri një gol deçiziv në paraqitjen e tij të dytë me skuadrën kombëtare. Disa herë është thirrur në skuadër. Kemi shumë lojtarë dhe ka shumë konkurencë. Kisha kohë që doja ta merrja. Në fazën sulmuese është një lojtar shumë interesant, por në mbrojtje duhet të rritet akoma. Është përshtatur shumë mirë në sistemin tonë. Është një element shumë i rëndësishëm dhe kjo duket qartë, ndonëse është vetëm ndeshja e dytë që luan me ne. Po paraqitet shumë mirë”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online )