Gjyqtari kosovar Besfort Kasumi e drejton ndeshjen Irlanda U-21 – Luksemburgu U-21

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 15:10
Gjyqtari kosovar Besfort Kasumi e drejton ndeshjen Irlanda U-21 – Luksemburgu U-21

Gjyqtari kosovar i futbollit, Besfort Kasumi vazhdon ta ndajë drejtësinë në garat ndërkombëtare.

Ai sonte do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e sontme kualifikuese për Evropianin U-21, i cili do të mbahet në vitin 2023,

Kasumi në fakt do të referojë në Dublin në ndeshjen ndërmjet Republikës së Irlandës me Luksemburgun.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:15 me kohën lokale.

Kasumi ka qenë njëri prej gjyqtarëve më të mirë në Kosovë viteve të fundit. 

(Kosova Sot Online)