Muric: Me apo pa Ibran, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 17:54
 Muric: Me apo pa Ibran, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë

Kosova do të përballet me Suedinë nesër në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndërsa sot, “Dardanët” mbajtën konferencën zyrtare për media para ndeshjes.

Aro Muric tha se me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë.

“Mezi presim ndeshjen me Suedinë. Ata janë skuadër shumë e fortë. Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Neve na mbetet të bëjmë maksimumin ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia”, tha Muric.

(Kosova Sot Online)