6 vjet te Liverpooli: “Pa rezultate do të më kishin shkarkuar”

  • E.K /
  • 09 tetor 2021 - 13:58
 6 vjet te Liverpooli: “Pa rezultate do të më kishin shkarkuar”

6 vjet te Liverpool, nga 8 tetori i 2015-ës në stolin e të kuqve. Liverpooli i uron përvjetorin Jurgen Klopp, trajnerit që ndryshoi fytyrën e klubit viteve të fundit.

U largua mes përqafimesh e duartrokitjesh si nga Mainzi, ashtu dhe nga Borussia e Dortmundit. Dhe me Liverpoolin, edhe pas 6 vitesh, është ende në “muaj mjalti”.

Megjithatë, kur vuri për herë të parë këmbë në Anfield, nuk ishte e lehtë. Siç tregon vetë në një intervistë ku rrëfen se ju desh t’i kërkonte drejtuesve që të mos e gjykonin menjëherë, përndryshe edhe trajneri kampion i Europës dhe që solli titullin kampion te Liverpooli pas plot 30 vitesh mund të ishte ndëshkuar nga presioni i madh që sjell emri i madh i Liverpool.

Klopp erdhi për të zëvendësuar Brendan Rodgers, një nisje me pengesa, ku egzistonte dhe frika se mund të “digjej”.

“Ishte evidente që nuk do të mund të sistemoja gjithcka menjëherë. Mu desh t’i kërkoja kohë drejtuesve, e pranoj. E dija që në karrierën time nuk isha pushuar kurrë nga puna, por isha i vetëdijshëm se nëse nuk do të arrija rezultate, nuk do ta evitoja dot shkarkimin. Për këtë arsye kur fillova te Liverpooli, ju thashë tifozëve dhe shtypit, se nëse pas 4 vitesh do të më gjenin ende në stolin e Anfield, do të thotë se gjatë kësaj kohe do të kishte ndodhur dicka e bukur”, tha ai

Edhe pse kanë kaluar jo katër por 6 vjet, Klopp-it nuk ju desh dhe aq shumë kohë, edhe pse në fillim, për fatin e klubit, drejtuesit patën durim.

“7 apo tetë ndeshje pas asaj kërkese që bëra, gjërat po ecnmin mirë dhe pronarët ishin të kënaqur nga unë dhe stafi im. Pas asaj periudhe kuptova si unë dhe drejtuesit se ishim në rrugën e duhur. Që nga ai moment e më pas, nuk e kanë vënë më në dyshim punën tonë. Ka shumë besim në drejtimin tonë”, shtoi Klopp.

Natyrisht për të kthyer Liverpoolin te trofetë dhe titujt u desh pak kohë.

“Nuk është se menduam shumë kur humbëm finale apo gjëra të tilla, si Kupa e Ligës kundër City-t, Europa League me Sevillan apo Championsin kundër Realit të Madridit. Opinionistët thonë gjithmonë se nëse nuk fiton duhet të ndryshosh, por këtu nuk e menduam asnjëherë diçka të tillë, dhe në fund ai besim u shpërblye”.

(Kosova Sot Online)