Isak: Ky ishte goli më i bukur me kombëtare

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 20:15
Isak: Ky ishte goli më i bukur me kombëtare

Autori i golit të dytë, Aleksandër Isak tha pas ndeshjes se goli i shënuar nga ai ishte më i bukuri që kishte realizuar me kombëtaren e Suedisë.

Isak realizoi nga distanca një gol të jashtëzakonshëm.

“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet. Ne arritëm të shënonim gola. Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, tha Isak.

Suedia fitoi 3:0 ndaj Kosovës në “Friends Arena” në Stokholm. 

(Kosova Sot Online)