Challandes: Për mua ishte shaka situata e penalltisë

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 20:35
Challandes: Për mua ishte shaka situata e penalltisë

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shprehur i indenjuar nga vendimi për penalltinë që u dha për Suedinë, e cila i ndihmoi kësaj të fundit të dalë në epërsi që në pjesën e parë.

Challandes, në një intervistë e konsideroi si “shaka” situatën e penalltisë, derisa kërkoi edhe shpjegime për rregullat e prekjes së topit me dorë.

“Nuk është ndjeshje e njejtë sikurse në Prishtinë. Mendo që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faul në Haderxhonaj”, tha ai.

“Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, shtoi tutje Challandes.

Trajneri i kombëtares së Kosovës tha edhe se dallimi mes një kundërshtari si Spanja dhe Suedia qëndron në fizikun e lojtarëve, gjë që, sipas tij, bëri diferencën në përformancën e lojtarëve të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)