I papërsëritshmi Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 09:23
 I papërsëritshmi Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

Fury tani do të kërkojë unifikimin e titujve.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

(Kosova Sot Online)