S’është makinë luksoze, as rezidencë, mësoni çmendurinë e fundit të Ronaldos

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 12:39
 S’është makinë luksoze, as rezidencë, mësoni çmendurinë e fundit të Ronaldos

Cristiano Ronaldos i pëlqen të ketë gjithçka nën kontroll dhe aq më tepër nëse mosveprimi ndikon në performancën e tij si futbollist. Portugezi kujdeset për veten si pakkush, ai e di se në moshën 36-vjeçare është thelbësore ta trajtosh sa më mirë trupin, për të zgjatur karrierën.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që ai ka lëvizur qiellin dhe tokën derisa një nga “pasuritë” e tij më të çmuara iu dorëzua nga Torino.

Siç konfirmohet nga “The Sun”, Cristiano ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të rimarrë pajisjen e tij të krioterapisë, e cila vlerësohet gati 60 000 euro. Është një metodë e bazuar në ftohjen e trupit, që portugezi e përdor pas ndeshjeve për të tonifikuar dhe rikthyer muskujt në formë.

Shumë besojnë se vendosja e trupit për periudha të shkurtra kohore në temperatura shumë të ulëta stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson sistemin imunitar. Gjithashtu zvogëlon lodhjen dhe ndihmon me dëmtimet. Ekspertët, që janë në favor të kësaj metode, sigurojnë se kjo metodë kontribuon në arritjen e objektivit. Janë të paktë ata që mendojnë se qëndrimi në temperatura deri në -150 gradë është rrezik për shëndetin.

“Ronaldo është i përpiktë në kujdesin për trupin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të pasur avantazh në këtë aspekt. Transportimi i dhomës së krioterapisë nga Italia në Cheshire nuk ishte punë e lehtë. Cristiano tani është i lumtur që e ka në dispozicion, pasi do ta ndihmojë në rimarrjen e energjive pas çdo ndeshje,” thotë një burim i gazetës britanike.

Pra, “çmenduria” e fundit e Cristiano Ronaldos nuk është një makinë apo një rezidencë me një çmim të tepruar.

(Kosova Sot Online)