Ramsey vendimtar në kthimin e mundshëm të Pogbas në Juventus

  • S.A /
  • 11 October 2021 - 11:01
Ramsey vendimtar në kthimin e mundshëm të Pogbas në Juventus

Juventusi do të përdorë Aaron Ramsey si një lojtar kyç në operacionin Paul Pogba.

Mesfushori nuk hyn në planet e Allegrit dhe largimi i tij në verë tashmë është marrë parasysh.

Nuk u materializua, por, siç thekson ‘Daily Mail’, ai ka shumë mundësi për tu larguar dhe nga Torino ata duan ta përfshijnë atë në marrëveshjen që do ta kthente Pogban në Vecchia Signora në verë.

Për Ramsey, kombëtarja e Uellsit dhe Katar 2022 është një ëndërr dhe mungesa e minutave në Juve mund ta bëjë atë të heqë dorë. 

Dëmtimet nuk e kanë lejuar të shkëlqejë, por ai ende ka një imazh të mirë në Premier dhe italianët synojnë të përfitojnë nga kjo.

(Kosova Sot Online )