Reja: Tentojmë fitoren

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 14:46
Reja: Tentojmë fitoren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja doli sot në konferencën për shtyp para mediave, duke folur për gjendjen e ekipit para ndeshjes me Poloninë, që do zhvillohet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”. Timonieri i kuqezinjëve deklaroi se Shqipëria është e gatshme për të tentuar fitoren  dhe për të arritur deri në play-off.

Situata brenda ekipit?

Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është. Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Edhe unë e dija që ishte një grup i vështirë se në Hungari kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pikë kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka,  edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Edhe unë kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe nuk është rastësi.

 

 

Shqipëria në Botëror?

Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Fati gjithmonë është i rëndësishëm në eliminatore. Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër nesh. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla.

 

 

A ka shance që Broja të jetë  titullar?

Unë kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, por ai nuk ka reaguar siç duhet, nuk ka të njëjtin rendiment kur fillon titullar Kur hyn si zëvendësues ka një lojë më të mirë që arrin të tregojë edhe aftësitë e veta duke shënuar edhe gola vendimtar madje. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona.

 

Lojë sulmuese?

Do të luajmë shanset deri në fund se e kemi merituar. Do të japim gjithçka. Mendoj se kemi një mundësi edhe pse kemi shumë mungesa të rëndësishme, lojtarë të nivelit të lartë. Por unë nuk ankohem asnjëherë për mungesat. Kemi bërë një skuadër e grup që ka reaguar siç duhet, duke zgjidhur siç duhet problemet që mund të lindin gjatë ndeshjes. Pres paraqitje të mirë, shpresoj të luhet mirë dhe të tregojmë faktin që jemi rritur ndeshje pas ndeshje. E kemi treguar edhe me miqësoret duke luajtur mirë. Ndeshja nesër merr një rëndësi të madhe se ka mundësi të na lejojë të shkojmë në play-off dhe duam t’i shkojmë deri në fund. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe përse të mos besojmë deri në fund.

 

Do jetë Shqipëria e kënaqur me barazim?

Nuk e dimë, ndeshjet luhen, ne luajmë për të fituar. Edhe me Hungarinë në fund nuk është se kërkova barazimin. Duhet të kesh bindje, se ndokush bën zëvendësimet të mos pësosh, ndërsa mua më duhen zëvendësimet që të fitoj. Të gjithë lojtarët  kanë karakteristikat e tyre, un jma I detyruar që të shfrytësoj në maksimun aftësitë e tyre, që të besojmë, sepse në futboll në duhet të mundohemi fort për të arritur tek fitorja.

 

Formacioni?

Sigurisht eshtë ndeshje e rendësishme por jo deçicive, nuk kam vendosur akoma per formacionin, duhet ti shikoj edhe iher lojtare për gjendjen e tyre gjatë stërvitjes së pasdites dhe pastaj të marr një vendim përfundimtar për sfidën. Të gjithë duan të luajnë një ndeshje të tillë, por duhet të shikojmë gjendjen e gjithesecilit për mënyrën se si duhet te luajmë në fushë, nuk ka mbaruar asgje kemi dhe dy ndeshje.

 

Lewandowski?

Sigurisht ne presim një Poloni agresive dhe jam I bindur se do e nisin ndeshjen në sulm duke qene agresiv, do jetë një ndeshje e nivelit të lartë. Është një lojtar që nuk mund të markohet, por lojtarët duhet të jenë të vëmendshme. Është një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe Botë, të gjithë e njohim Lewandowskin, se çfarë është në gjendje të bëjë.

(Kosova Sot Online)