Challandes: Pse duhet patjetër që të fitojmë ndaj ekipeve si Suedia e Çekia?

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 16:52
Challandes: Pse duhet patjetër që të fitojmë ndaj ekipeve si Suedia e Çekia?

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernard Challandes tha se nuk e kemi kusht të fitojmë ndaj ekipeve të nivelit të lartë.

“Te kemi ambicie përtej reales. Ky është problem. As ekipi as unë s’kemi problem me ju (u drejtohet gazetarëve). Per nje periudhe kemi pasë rezultate shumë të mira dhe kemi menduar se do të shkojmë çdoherë lart e më lart. Futbolli s’funksionon kështu. Jemi në UEFA dhe FIFA që gjashtë vite. Rrugës mund të kemi probleme, ju kanë ndodh shumë ekipeve. Pse duhet patjetër që ne ta mposhtim nje ekip si Sllovenia. Pse mendoni se duhet çdoherë të fitojmë ndaj Sllovenisë. Është një dallim. Ne mund të fitojmë ndaj Suedisë? Patjetër! Mund të fitojmë ndaj Çekisë? Patjetër! Por pse mendoni se ne duhet patjetër të fitojmë. Jo me çdo kusht duhet te kemi fitore ndaj kombëtareve të këtij niveli”, u shpreh Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)