Aguero dhe Dembele rikthehen në stërvitje me ekipin

  • S.A /
  • 12 October 2021 - 10:49
Aguero dhe Dembele rikthehen në stërvitje me ekipin

Ronald Koeman po i pret me padurim, por atij do t’i duhet të presë edhe pak kohë që të ketë në dispozicion dy sulmuesit e tij, Sergio Agueron dhe Ousmane Dembelen.

Argjentinasi dhe francezi, që ende nuk kanë zbritur në fushë këtë sezon me “baugranat”, janë stërvitur me skuadrën në seancën e së hënës, duke ndezur një dritë shpresë sa u përket rezultateve.

“Dy fytyra të reja në stërvitje”, shkruan klubi në faqen e tij, duke nënvizuar rëndësinë e momentit.

Sulmuesi argjentinas, i cili mbërriti në verë pas rreth një dekade  te Manchester City, po shërohet nga një dëmtim që ka pësuar në këmbën e djathtë në muajin gusht. Dembele është kthyer nga një operacion në gju, të cilit I është nënshtruar qershorin e kaluar.

Sipas medieve spanjolle, Aguero dhe Dembele gjithashtu të luajnë për disa minuta në ndeshjen kundër Valencias, të dielën e ardhshme, në LaLiga.

Megjithatë duhet pritur ndoshta disa javë që të arrijnë formën e duhur fizike, për të dhënë kontribut në kohë të plotë.

(Kosova Sot Online )