Ibrahimovic i mungon Milanit edhe kundër Veronës, por pritet të rikthehet për Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 12 October 2021 - 11:46
Ibrahimovic i mungon Milanit edhe kundër Veronës, por pritet të rikthehet për Ligën e Kampionëve

Zlatan Ibrahimovic nuk është ende gati për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe të ndihmojë skuadrën e tij. 

Ibra nuk do jetë as në stolin e rezervave për ndeshjen me Veronën që zhvillohet ditën e enjte.

E gjithë kjo ka një arsye dhe trajneri Pioli ka menduar që ta ketë pjesë të skuadrës për ndeshjen në Champions League kundër Portës me 19 tetor.

Sulmuesi suedez është në pritje të kthimit të tij në fushën e blertë pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës së lojës më shumë se një muaj. Milani e ndjen mungesën e 40-vjeçarit dhe drejtuesit shpresojnë që ta kenë gati për Champions League.

(Kosova Sot Online )