Pamje: Messi gati sa nuk e theu në kurriz mbrojtësin e Uruguait

  • S.A /
  • 12 October 2021 - 12:17
Pamje: Messi gati sa nuk e theu në kurriz mbrojtësin e Uruguait

Lionel Messi bëri një paraqitje të mrekullueshme për ta frymëzuar Argjentinën drejt një fitoreje bindëse 3:0 kundër Uruguait në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kupën e Botës 2022.

Përveç se e shënoi golin e parë në ndeshje, Messi u përfshi pothuajse në çdo aksion të skuadrës së Lionel Scalonit të dielën. Më së keqi nga shkëlqesia e Messit e pësoi mbrojtësi Sebastian Coates, i cili ka mundur të përfundonte me kurriz të thyer pas një driblimit në shpejtësi të argjentinasit. Messi e hodhi Coatesin në kokërr të shpinës kur ai u përpoq t’ia heqë topin nga këmbët.

(Kosova Sot Online )