Dallim i vogël në vlerën ekipore mes Kosovës dhe Gjeorgjisë

  • S.A /
  • 12 October 2021 - 12:38
Dallim i vogël në vlerën ekipore mes Kosovës dhe Gjeorgjisë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij viti si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e pret Gjeorgjinë në sfidën e parafundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” nuk kanë gjasa për kualifikim tutje, teksa do të tentojnë që sonte të arrijnë fitore dhe të paktën të marrin pozitën e tretë në grup.

Përballë do ta kenë Gjeorgjinë që e kanë mposhtur në ndeshjen e parë.

Sipas Transfermarkt, Kosova ka vlerë më të lartë se Gjeorgjia. Vlera e Kosovës shkon në 60.05 milionë euro, kurse ajo e Gjeorgjisë 41.85 milionë euro.

Përkundër kësaj, Gjeorgjia ka lojtarin më të vlefshëm nga të gjithë. Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia, i cili vlerësohet 18 milionë euro. Në anën tjetër, lojtari më i vlefshëm i Kosovës është Amir Rrahmani me 14 milionë euro. 

(Kosova Sot Online  )