Shqipëri-Poloni, stastikat e pesë ndeshjeve të zhvilluara mes vete

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 14:24
 Shqipëri-Poloni, stastikat e pesë ndeshjeve të zhvilluara mes vete

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij.

Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar pesë ndeshje mes vete, teksa asnjëherë nuk e ka shijuar fitoren kombëtarja kuqezi, duke shënuar një barazim dhe katër humbje.

Në këto ndeshje, Shqipëria ka shënuar katër gola, kurse Polonia 10.

(Kosova Sot Online)