Challandes vazhdon me arsyetime, mendon për ndeshje të Ligës së Kombeve

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 23:08
Challandes vazhdon me arsyetime, mendon për ndeshje të Ligës së Kombeve

Trajneri i Kosovës ka vazhduar të flet gjëra më shumë të kota duke dhënë arsyetime të tilla për ndeshjen e Kosovës kundër Gjeorgjisë

“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë.  Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni”.

Ai ka vazhduar të thotë se skuadra luajti mirë derisa ka lavdëruar edhe Gjeorgjinë për të cilën thotë se ka ekip të mirë.

“Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur ta fitojmë më shumë pikë”, ka thënë ai.

“Nuk jemi në pozicion, jam trajner, nuk është vendimi i imë, unë jam mirë me këtë skuadër. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit”. 

(Kosova Sot Online)