Zënkë mes çiftit, shokun e skuadrës së Sadikut e përplas e dashura me makinë

  • S.A /
  • 13 October 2021 - 12:42
Zënkë mes çiftit, shokun e skuadrës së Sadikut e përplas e dashura me makinë

Ish-ylli i Real Madrid, Zhese Rodrigez ka rënë pre e një skandali të vërtetë që mund t’i kushtojë karrierën futbollistike.

Sipas gazetës spanjolle ‘’MARCA’’, 28-vjeçari është plagosur nga e dashura e tij Aurah Ruiz pas një zënke të çastit. Incidenti ndodhi pas një koncerti të mbajtur në Gran Canaria Arena, ku çifti kishte marrë pjesë. Pasi kanë dalë nga shfaqja, çifti është përleshur ndërsa Aurah ka goditur me makinë futbollistin duke e shkelur në këmbë.

Zhese tani ka pësuar një dëmtim në këmbë që pritet ta lërë për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë. Aktualisht, 28-vjeçari aktivizohet me Las Palmasin në La Liga 2, ku është shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku.

Kujtojmë se Zhese mbahet mend për periudhën e kaluar te Real Madrid ku u cilësua si ylli i së ardhmes, por dëmtimet e shumta i kushtëzuan karrierën duke e bërë që të përfundojë në skuadra të dorës së dytë.

(Kosova Sot Online )