Reali kërkon të shfrytëzojë klauzolën e riblerjes së Reguilon

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 17:37
Reali kërkon të shfrytëzojë klauzolën e riblerjes së Reguilon

Real Madridi po mendon të rikthejë në skuadër Sergio Reguilon, i cili u transferua te Tottenhami gjatë vitit 2020 duke firmosur për 5 vjet me ‘spursat”.

Tottenham pagoi 28 milionë euro për mbrojtësin e majtë, derisa Reali i vendosi klauzolë të riblerjes dhe tani kërkon ta shfrytëzojë.

Nuk do ta kenë të lehtë t’ua marrin 24-vjeçarin anglezëve, pasi trajneri Nuno Espírito Santo e konsideron të paprekshëm mbrojtësin të cilin e aktivizon titullar në formacionin e skuadrës.

Megjithatë, klauzola në kontratë i jep shpresa Realit për të arritur një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. 

(Kosova Sot Online)